Sa janë pagat mesatare në Postë dhe KEK?

Sa janë pagat mesatare në Postë dhe KEK?

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar për pagat mesatare në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike të Kosovës.

Ai, në Puls të KTV-së, ka thënë se paga mesatare në Postën e Kosovës është 800 euro, në Telekomin e Kosovës ajo arrin në 980 euro, derisa paga mesatare në KEK është diku rreth 600 euro.

“Pra pagat janë shumë të mëdha dhe e kemi Telekomin e Kosovës i cili po punon me humbje. Viti i parë është 6 milionë euro me humbje. Sa të jem në këtë mandat do të mundohem të bëjë ndryshime në këto institucione që punojnë me humbje”, ka thënë Lluka.

Lluka ka thënë se nga 16 ndërmarrje publike që i monitorojmë 11 punojnë me humbje.

Ai ka thënë se raportet për ndërmarrjet publike deri më sot nuk kanë shkuar asnjëherë në parlament.

“Për herë të parë unë e kam bërë një gjë të tillë”, ka thënë Lluka.