Sa është pasuria e Arbana Xharrës?

29.11.2017 23:28
Sa është pasuria e Arbana Xharrës?

Ish-gazetarja, Arbana Xharra, tani këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në vitin 2017 u bë me banesë të re.

Xharra jeton tash në banesën që kushton 96 mijë e 800 euro, shkruan Insajderi. Ajo është në pronësi të bashkëshortit të saj, Andin Lokajt.

Sipas shpjegimit që Xharra ka bërë në deklarimin e pasurisë, banesën ia ka blerë Andin Lokajt, familja e cila ka shitur tokë në vlerë prej 70 mijë eurosh si dhe nga trashëgimia familjare.

Xharra për blerjen e banesës së re ka dhënë edhe një sqarim tjetër të veçantë ku ka thënë se për blerjen e kësaj banesa, bashkëshorti i saj është futur në kredi 27 mijë euro.

Këshilltarja e kryeparlamentarit, ka edhe një banesë tjetër të përbashkët me sipërfaqe 102 metra katrorë, shuma e së cilës është vlerësuar të jetë 102 mijë euro.

Ish-kryeredaktorja ka deklaruar një veturë e tipit Polo të cilën e ka vlerësuar me shumën prej 2 mijë e 500 euro. Ndërkaq në deklarimin e saj në AKK ajo ka deklaruar se në xhirollogarinë e saj ka rreth katër mijë euro, 2 mijë e 500 sipas saj janë të djalit të saj që i ka fituar pasi është angazhuar në filmin “Aga”.

Xharra si këshilltare e Veselit, ka një pagë prej 1 mijë e 500 euro, ndërsa bashkëshorti i saj, Andin Lokaj si gazetar i sportit në Televizionin Publik, fiton 696 euro, ndërsa 400 euro nga honorari në JYSK./Insajderi.com