Sa armë janë të regjistruara në Zvicër?

20.08.2017 18:31
Sa armë janë të regjistruara në Zvicër?

Në regjistrin online të armëve (OAWR) aktualisht raportohet të jenë regjistruar rreth 876.000 pistoleta dhe pushkë. Regjistri flet për rreth 279,000 pronarë të armëve, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, shifrat nuk japin një pamje të saktë të armëve në pronësi private. Për shembull, armët e ushtrisë nuk përfshihen në këto shifra. Armët që janë blerë ose ndryshuar nga pronarët para detyrimit për t’u regjistruar në vitin 2008 nuk janë të regjistuara.

Pyetësori në internet, i cili ka funksionuar që nga fillimi i tetorit 2016, i jep policisë mundësinë për të marrë informacion mbi blerjen, posedimin ose fatin e armëve nga regjistrat e ndryshëm kantonalë.

Në vitin 2011 votuesit zviceranë hodhën poshtë të ashtuquajturën “Waffenschutzinitiative”, dhe kështu një regjistër nacional të armëve.