Rusia thotë se ushtria e Kosovës rrezikon Ballkanin

Rusia thotë se ushtria e Kosovës rrezikon Ballkanin

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është një hap i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për Ballkanin dhe Evropën si të tërë.

Në një konferencë për media, Zakharova tha që formimi i ushtrisë së Kosovës bie në kundërshtim me rezolutën 1244, që sipas saj garanton qëndrimin e forcave të armatosura në Kosovë vetëm në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurimit të BE-së, njofton mediumi serb Beta.

“Ne besojmë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, është një hap absolutisht i papërgjegjshëm. Për më tepër, është jashtëzakonisht e rrezikshme për Ballkanin dhe tërë kontinentin e Evropës,” tha Zakharov./Insajderi.com