Rusia thotë se SHBA po mbron një grup xhihadist në Siri

30.09.2016 18:55

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ruajnë një grup xhihadist sirian, nëse rast se u duhet për të mundur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, tha në një intervistë për BBC-në ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia thotë se SHBA po mbron një grup xhihadist në Siri

“Besojmë së bëhet fjalë për grupin Jabhat Fateh al-Sham”, tha Lavrov.

Ky grup deri vonë është njohur si Fronti Al Nusra. Lavrov tha se SHBA nuk e ka prekur këtë grup askund në Siri.

“Nëse amerikanët nuk paraqesin ndonjë provë që tregon të kundërtën, ata ose janë të shtyrë nga Al Nusra, ose e mbështesin këtë organizatë terroriste”, tha Lavrov.

Ai i bëri komentet në përvjetorin e parë të nisjes së fushatës ajrore ruse në Siri, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Lavrov i mbrojti bombardimet e Rusisë në qytetin e rrethuar të Alepos.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 400 civilë, përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë nga sulmet e kësaj jave në këtë qytet.