“Rusia do ta njoh Kosovën, sapo Perëndimi ta njoh Krimenë”

“Rusia do ta njoh Kosovën, sapo Perëndimi ta njoh Krimenë”

Ambasadori i Ukrainës në Beograd,  Oleksandr Aleksandrovych, i ka thënë të përditshmes serbe “Blic” se pozita e vendit të tij për mos e njohjën e Kosovës mbetet e pandryshuar.

Megjithatë, ai shprehu dyshimin e tij se Rusia – e cila gjithashtu nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovë – mund ta njoh Kosovën në rast se shtetet perëndimore e njohin aneksimin e Krimesë nga Rusia.

“Sot Rusia mban veton e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, nesër mund të heqë atë. Rusia nuk vuri veton ndaj pavarësisë së Kosovës, sepse ajo i do shumë serbët, por për shkak se kjo i përshtatet politikës së tyre. Putin tha se ai ishte i gatshëm të heqë dorë nga Kosova, nëse Perëndimi e njeh Krimenë. Nuk ka vëllazëri dhe miqësi në politikë, vetëm interesa”, tha diplomati ukrainas.

Ai gjithashtu “theksoi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet”, dhe përmendi faktin se shteti i Ukrainës nuk i lejon personat me pasaporta të Kosovës të futen në territorin e saj.

Ambasadori i Ukrainës në Serbi gjithashtu mendon se Serbia ka “më shumë të përbashkëta me Ukrainën se sa me Rusinë.”

“Ne gjithashtu jemi njerëz të besimit ortodoksë. Ju keni Kosovën, ne kemi Krimenë dhe Ukrainën lindore. Ashtu si në Kosovë, njerëzit erdhën aty [në Krime] me sasi të mëdha të armëve, të cilat i kishin marrë nga jashtë shtetit, dhe na morën territorin”, u shpreh Aleksandrovych. /Insajderi.com