Rusia shton presionin ndaj Telegram për shkak të sulmeve nga terroristët

Rusia shton presionin ndaj Telegram për shkak të sulmeve nga terroristët

Shërbimi Sekret Rus, FSB, tha ditën e Hëne se aplikacioni Telegram të cilin e kërcënoi me bllokim shtatë ditë më parë, se po përdoret nga terroristët për të planifikuar sulme ndaj qytetarëve Rusë.

Autoriteti rregullator Roskomnadzor tha ditën e Premte se do të bllokonte Telegramin nëse nuk ofronte informacion rreth kompanisë e cila e kontrollon atë.

FSB-ja, agjencia e cila zëvendësoi KGB pas rënies së Bashkimit Sovietik, shtoi presionin ditën e Hëne duke thënë se Telegram u ofron një mundësi të artë terroristëve me grupet e saj sekrete që kanë një nivel të lartë enkriptimi.

Sipas agjencisë terroristi i cili hodhi veten në erë në metronë e Shën Peterburgut duke vrarë 15 njerëz, kishte përdorur Telegramin për të planifikuar sulmin me bashkëpuntorët e tij.

Duke shkruar në median sociale, themeluesi i Telegram Pavel Durov tha ditën e Hëne se autoritetet Ruse kishin kërkuar që kompania të ofronte çelësat e enkriptimit për të dekriptuar mesazhet e terroristëve.

Ai tha se një kërkesë e tillë është e papranueshme sepse cënonte të drejtat e privatësisë së përdoruesve. Ai tha se nëse Rusia bllokon Telegramin, terroristët do të përdorin tjetër aplikacion.