Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

Një ish-shefi i NATO-s ka paralajmëruar Evropën mund të jetë në mëshirën e një sulmi të afërt nga Rusia, dhe pa asnjë plan për kundërpërgjigje.

Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

Gengjerali Richard Barrons pretendon se Rusia mund të vendosë avionë luftarakë, anije dhe trupa ushtarak në të gjithë Evropën brenda 48 orësh nëse dëshiron, me NATO-n që është shumë larg me një kundër përgjigje të efektshme.

Barrons thotë se mënyra se si shtetet e mëdha evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca nuk po e marrin seriozisht agresionin rus, mund të çoj drejt humbjes së tokës, detit dhe hapësirës ajrore evropiane.

Vendet në kufi të vendit që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin, janë të shqetësuar për kërcënimin nga fqinji i tyre, Rusia, derisa vendet e Evropës Perëndimore nuk janë shumë të fokusuara në atë çështje.

Shumica e bllokut të Evropës është e fokusuar tek zvogëlimi i rrezikut nga terrorizmi ndërkombëtar dhe migrimi nga shtetet e Lindjes së Mesme.