Rusia mohon takimin “sekret” Putin-Trump

Rusia mohon takimin “sekret” Putin-Trump

Kremlini të enjten mohoi takimin “sekret” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Përgënjeshtrimi vjen pas raportimeve në SHBA se dy udhëheqësit kishin zhvilluar një takim të dytë në Samitin e G20 i cili nuk ishte njoftuar më parë për median.

Agjencia zyrtare e lajmeve TASS citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka thënë se biseda joformale në darkën e liderëvenë G20 nuk është pasuar nga një takim i dytë i fshehtë, shkruan AA.

Më parë gjatë ditës, Putin dhe Trump u takuan për herë të parë dhe diskutuan rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve të vitit të kaluar.