Rusia kundërshton akuzat amerikane se Putin ka “urdhëruar” ndërhyjre

Rusia kundërshton akuzat amerikane se Putin ka “urdhëruar” ndërhyjre

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, i ka hedhur poshtë akuzat e paraqitura në raportin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, personalisht ka urdhëruar sulme kibernetike dhe fushatë dezinformuese për ta ndihmuar Donald Trumpin, që të fitoj në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor të vitit të kaluar.

Zoti Peskov u tha sot gazetarëve në Moskë se raporti i inteligjencës përmbanë “akuza të pabaza të mbështetura me asgjë” dhe se ishte “bërë në nivel amator dhe emocional”.

“Ne ende fuqishëm e përjashtojmë çfarëdo involvimi të Moskës ose të zyrtarëve rusë”, tha Peskov.

Sipas tij, Moska aktualisht nuk ka kurrfarë komunikimi me ekipin për tranzicion të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trumpit.