Rusia bëri thirrje që të shpëtohet plani i hartuar mes saj dhe Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Siri. Duke folur në Organizatën" />

Rusia kërkon të shpëtohet plani i paqes për Sirinë

Rusia kërkon të shpëtohet plani i paqes për Sirinë

Rusia bëri thirrje që të shpëtohet plani i hartuar mes saj dhe Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Siri.

Duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov fajësoi Shtetet e Bashkuara se dështoi në misionin për të kontrolluar grupet rebele që mbështeten prej saj.

Ai tha se kush për armëpushimin ishte që grupet e mbështetura nga Uashingtoni të shkëputeshin nga militantët ekstremistë të ISIS-it dhe grupeve të tjera radikale që janë përfshirë në konfliktin sirian.

“Fatkeqësisht, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që u zotua për të shkëputur çdo lidhje me terroristët, nuk u bë”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus u shpreh se vetëm nëse ndodh kjo mund të rinisë dërgimi i ndihmave për civilët në zonat më të nxehta të konfliktit, si në rastin e Aleppos.

Mes Lavrov dhe Kerryt ka patur një takim, pas të cilit kryediplomati amerikan tha se është bërë pak progres.

Armëpushimi i arritur me shumë mund në Siri zgjati vetëm shtatë ditë. Ai pasoi një rrebesh bombardimesh nga ana e qeverisë së Damaskut mbi pjesën veriore të Aleppos, ku raportimet flasin për të paktën 70 civilë të vrarë.