Rusia kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm

Rusia kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm

Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik. Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e Tureve” (tourdom.ru).

Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjithë vendet e BE-së dhe të NATO-s, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë dhe disa vende të tjera.

Zyrtarët e shtetit të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në Shqipëri, do të shkarkohen nga puna, përcjell portali shqiptar Syri.net.

“Zyrtarët dhe parlamentarët janë të ftuar të braktisin udhëtimet turistike në vendet që kanë u janë bashkuar sanksioneve kundër Federatës ruse.

Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara”, ka thënë një zyrtar i Dumës ruse, shkruan fax web.

“Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë.

Në shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”, tha ai.