Rusia ia ndalon importimin Serbisë

Rusia ia ndalon importimin Serbisë

Mashtrimet që Serbia ia ka bërë Rusisë, duke i shitur mollët me origjinë nga Polonia, duket së do të iu shkaktojë mjaft probleme prodhuesve vendor të  mollëve në Serbi, pasi me një vendimi të shtetit rus, pas datës 22 janar do të ndalohet importimi i tyre .

Pas kësaj ndodhie ka reaguar  edhe Ministria e Bujqësisë së Republikës së Serbisë, e cila ka pohuar faktin se kjo gjë do të shkaktojë jashtëzakonisht dëm të madh për prodhuesit vendor të mollës, dhe ka ftuar autoritetet që të merren me zbardhjen e rastit, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Sipas tyre kjo gjë e ka dëmtuar jashtëzakonisht reputacionin e Serbisë, dhe për këtë gjë Inspektorati duhet të gjej fajtorët dhe t’i sanksionojë.

“Ministria dënon veprimet e aktorëve të caktuar në këtë biznes dhe thekson se rasti ka shkaktuar dëme të mëdha për prodhuesit vendas, si dhe ka dëmtuar dhe  reputacionin e Republikës së Serbisë “, thuhet në reagimin e ministrisë për ngjarjen.

Ndërkohë Federata e Rusisë e ka konsideruar këtë si një dëm të madh.

Mollët ishin blerë në Polonisë, ishin paketuar në Republikën e Serbisë, dhe ishin eksportuar në Rusi si prodhim i Serbisë.