Rusia i dhuron armatim Serbisë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Rusia i dhuron armatim Serbisë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet që të nënshkruaj një dekret për dhurimin e gjashtë aeroplanëve luftarakë Serbisë, gjatë takimit të tij me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Siç raporton mediumi nga Beogradi, Vecernje Novosti, ka gjasë që aeroplanët MIG-29 t’i bashkohen zyrtarisht ushtrisë serbe më 24 mars, që është dita kur shënohet 18 vjetori i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre aeroplanëve pritet që të jetë edhe Sergei Shoigu, Ministër i Mbrojtjes së Rusisë, njofton b92./Insajderi.com