Rusia bllokon mbledhjen e KS të KB mbi të drejtat e njeriut në Siri

Rusia bllokon mbledhjen e KS të KB mbi të drejtat e njeriut në Siri

Rusia sot e ka bllokuar si “të pabazë” mbledhjen e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dashur t’i dedikohet situatës në Siri kur është fjala për të drejtat e njeriut.

“Nuk shohim arsyetim për këtë mbledhje duke marrë parasysh se të drejtat e njeriut nuk janë temë në agjendën e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Genadij Kuzmin, zëvendës i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në KB, transmeton Reuters.

Për mbajtje të kësaj seance ka bërë thirrje Franca dhe gjashtë  anëtare tjerë të Këshillit të Sigurimit, dhe pritej se në takim të fliste edhe Zaid Raas al-Husein, komisar i lartë i KB për të drejtat e njeriut.

Kuzmin ka kërkuar votim procedural, gjatë të cilit vetëm tetë delegacione votuan për mbajtjen e takimit, që ishte për një votë më pak se numri i nevojshëm.

Në anën e Rusisë, “kundër” kanë votuar Kina, Bolivia dhe Kazikistani, ndërsa kanë abstenuar Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuadoriale dhe Etiopia.

Për mbajtjen e takimit kanë votuar Franca, Britania e Madhe, Suedia, Polonia, Holanda, SHBA, Peru dhe Kuvajti.

Përfaqësuesit e vendeve të cilët kanë votuar për seancë më vonë kanë pasur takim joformal.

“Këshilli ynë duhet t’i ketë të gjitha informatat e nevojshme në mënyrë që ta kuptojmë krizën dhe ta analizojmë, duke përfshirë informatat të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Dhe kjo posaçërisht  është me rëndësi në rastin e Sirisë”, ka thënë ambasadori francez në KB Francois Delattre.

Përndryshe, Rusia është përkrahësi më i madh ndërkombëtar i diktatorit sirian Bashar al-Asad, pretendon agjencia britanike./Insajderi.com.