Rusët dhe kinezët lexojnë më së shumti

31.03.2017 10:27

Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore.

Rusët dhe kinezët lexojnë më së shumti

Sipas një sondazhi online të realizuar nga GfK – një kompani gjermane e marketingut, rusët janë në mesin e tri nacionaliteteve që lexojnë më së shumti.

Kinezët prijnë, rusët vijnë pas tyre dhe spanjollët janë në vendin e tretë, shkruan KultPlus.

59 për qind e rusëve lexojnë libra çdo ditë ose së paku një herë në javë. Në Kinë, kjo shifër shkon në 70 për qind ndërsa në Spanjë 57 për qind.

Sondazhi ka përfshirë 17 shtete. Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore, ku rreth 16 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk lexojnë libra, asnjëherë.