Rugovasit kundër demarkacionit: Ku mbetën fjalët e dhëna nga Haradinaj

Rugovasit kundër demarkacionit: Ku mbetën fjalët e dhëna nga Haradinaj

Banorët e Rugovës po presin kthimin e gjithë marrëveshjes në pikën zero, ata frikohen se toka e tyre do të mbetët në vendin fqinjë.

“48 kanë dalë andej Bistricës dhe sot i marrë Mali i Zi”, tha një qytetarë i asaj zone.

Është pika e ndalimit në fshatin Kuqishtë, që sipas tyre simbolizon ndarjen e Kosovës me Malin e Zi.

Një qytetarë i asaj zone tha pë Klan Kosova se kryeministri i tanishëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, aso kohe ishte në opozitë dhe kishte dhënë një zotim se nuk do të lëshojë pe që Kosova të humb territor me Malin e Zi.

“Po në këtë vend Haradinaj na ka thënë se Kosova nuk do të humbë, por në qoftë se humbim tokë ne nuk jemi aty”, tha një qytetarë.

Marrëveshjes së re mes presidentet të Kosovës dhe atij të Malit të Zi nuk po i besojnë Rugovasit, dhe se për ta kjo është vetëm një mashtrim tjetër i cili i sjellë humbjen e tokës kosovare. /Insajderi.com

 

https://www.youtube.com/watch?v=sPXixAl01KU