Rugova thotë se nuk do ta votojë as Haradinajn e as Veselin

19.08.2017 19:25
Rugova thotë se nuk do ta votojë as Haradinajn e as Veselin

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në intervistën dhënë televizionit Rtv21 në Kosovë, u shpreh se asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votoje Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe as Ramush Haradinaj për kryeministër.

Rugova thotë se vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e ka të drejtën e vet kushtetuese për të votuar sipas vullnetit të saj, por, beson se edhe vota e saj do të jetë kundër Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajr.

Deputeti i LDK-së Naser Rugova duke folur për koalicionin e mundshëm midis LDK-së dhe Vetëvendosjes, thotë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë dallime të mëdha politike, ideologjike, programore, konceptuale dhe ditëve të fundit, sipas tij, asnjë zyrtar i LDK-së nuk është takuar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.