Rugova: S’po e formon PDK ushtrinë, por institucionet

Rugova: S’po e formon PDK ushtrinë, por institucionet

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë se nuk ka rëndësi kush e dërgon projektligjin për ushtrinë, e rëndësishme sipas tij, është vetëm formimi i saj.

“Ushtrinë nuk e formon PDK-ja e as LDK-ja por atë e formojnë institucionet e Kosovës. Nuk ka rëndësi se kush e ka dorëzuar projektligjin për ushtrinë, ata që janë akterë kryesor për këtë çështje edhe e kanë dorëzuar”, tha thënë Rugova për Express.

LDK, siç bëri të ditur ai, nuk ndjehet keq për këtë çështje, por mjafton që FSK të transformohet në ushtri.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mundi të krijohej pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve.

Lista Serbe ka qenë pengesa kryesore drejt formimit të ushtrisë.