Rudi Erebara fiton Çmimin Evropian të Letërsisë

Rudi Erebara fiton Çmimin Evropian të Letërsisë

Shkrimtari Rudi Erebara është fituesi i Çmimit Evropian të Letërsisë për romanin e tij të fundit “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Çmimi Evropian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Evropën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane.

Çmimi organizohet nga Komisioni Evropian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Evropianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Evropianë (EWC) dhe Federatës së Botuesve Evropianë (FEP).

Në Çmimin Evropian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet, shkruan Top Channel.

Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”.