Ruçi dhe Veseli tregojnë për marrëveshjet që u darkorduan

Ruçi dhe Veseli tregojnë për marrëveshjet që u darkorduan

Kryetari i Kuvend të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i cili sot ka ardhur në Kosovë për një vizitë dy-ditore, takimin e parë të tij e ka zhvilluar me homologun e tij, Kadri Veseli.

Kjo vizitë e Ruçit është vizita e tij e parë zyrtare që nga marrja e mandatit të tij si kryekuvendar i Shqipërisë, raporton Insajderi.

Në takimin të cilin e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë arritur një sërë marrëveshjes në mes të dy shteteve.

Pas takimit Veseli dhe Ruçi kanë mbajtur një konferencë për media ku treguan për marrëveshjet të cilat u arritën gjatë takimit.

Ruçi tregoi se vizita e tij nuk ka të bëjë me fushatë politike por me bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Ne këtu nuk kemi ardh për fushatë se këtë e zhvillojnë partitë politike të Kosovës, ne këtu jemi për të treguar se jemi dakorduar që të dy parlamente të krijojnë një komitet për ti lehtësuar problemet e studentëve shqiptar e qoftë edhe studentëve kosovarë në trevat e shqiptare”, ka thënë Ruçi.

Po ashtu Ruçi premtoi se do të ketë lehtësira edhe për biznesmenët kosovarë në tregun e Shqipërisë duke theksuar se nuk do t’ju nxihet më jeta biznesmenëve shqiptar dhe atyre kosovar”.

Ndërsa kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zbuloi bashkëpunimin e dy vendeve shqiptare.

Ai bërë të ditur se studentët e kosovarë si dhe ata të shqiptarë do të kenë mundësin që të ndjekin një semestër të studimeve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe studentët kosovarë do të kenë mundësin që të ndjekin studimet në Universitetin e Vlorës.

Gramoz Ruçi pritet të takohet gjatë ditë edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. /Insajderi.com