RTK: Thaçi e priti Mogherinin duke e pyetur për motin në Ballkan

RTK: Thaçi e priti Mogherinin duke e pyetur për motin në Ballkan

Televizioni publik është lidhur drejtpërdrejtë nga salla e Kuvendit të Kosovës për të treguar detajet e para nga takimet e përfaqësueses së lartë të BE-së në Prishtinë, duke raportuar mbi takimet që Frederica Mogherini ka pasur me presidentin dhe kryeparlamentarin.

Duke e lidhur vizitën e  saj në Beograd ku u prit me protestë dhe zhurmë nga deputetët radikal, televizioni publik, tha se Mogherini është pritur ngrohtë në Prishtinë, duke treguar madje edhe detajet e para të takimit të saj me Hashim Thaçin.

“Thaçi ka e pyetur për motin në Ballkan me tu takuar me Mogherinin duke e pritur ngrohtë që gjë dallon shumë nga pritja që i është bërë Mogherinit në Beograd”, raporton RTK-ja.

Mogherini pritet që pos me Thaçin edhe me të tjerët të flas për dy çështje të rëndësishme për BE-në, miratimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe./Insajderi.com