RTK ‘shtynë’ seancën e Kuvendit për konferencën e Thaçit

RTK ‘shtynë’ seancën e Kuvendit për konferencën e Thaçit

Televizioni publik i Kosovës e ka shtyrë transmetimin e seancës së Kuvendit për t’i dhënë hapësirë konferencës që po mbante Thaçi.

Seanca e Kuvendit filloi në orën 10:00, në të njejtën kohë që Thaçi po mbante konferencën e tij për media, derisa RTK fillimisht vendosi t’i jepte hapësirë konferencës së Thaçit.

Pas disa minutave që po transmetohej konferenca, RTK vendosi për transmetimin e seancës parlamentare.

Në seancë sot do të shqyrtohen 40 pika të rëndit të ditës.