RTK-ja paguan 5 mijë euro për transmetimin e “Brit Awards”

RTK-ja paguan 5 mijë euro për transmetimin e “Brit Awards”

Transmetimi direkt i ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore “Brit Awards” në Britaninë e Madhe do t’i kushtoi Radio Televizionit të Kosovës  gati 5 mijë euro.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, i publikuar në sajtin zyrtarë të prokurimit, RTK-ja u ka blerë të drejtat e transmetimit direkt të ceremonisë “Brit Awards” që nderon këngëtarët anglez me një ceremoni nga kompania “Somethinelse Sound Directions” me zyrë në Londër.

Kontrata e titulluar “Transmetimi i drejtpërdrejtë i “Brit Awards 2017”, peshon fiks 2 mijë e 321 euro, raporton Insajderi.

Përveç transmetimit direkt në televizion, RTK ka blerë të drejtat e transmetimit të kësaj ceremonie edhe për transmetimin live në Radio, ku i ka kushtuar më shumë se transmetimi live në televizion fiks 2 mijë e 500 euro.

Mirëpo për transmetimin live në Radio, të këtij eventi ka qenë një tjetër kompani po ashtu nga Londra, “ITV Studios Global Entertainment”.

Të dy këta tenderë Radio Televizionit të Kosovës i kanë kushtuar 4 mijë e 821 euro.

Këtë për Insajderin e ka treguar, Bekim Shehu, zyrtar për marrëdhënie me publikun në RTK.

“Fjala është për dy kompani, njëra i ka te drejtat e transmetimit nga “Brit Awards”, per Radio, ndërsa, tjetra i ka të drejtat e transmetimit  “Brit Awards” për TV”, ka thënë Shehu për Insajderin.

Ai ka shtuar se kjo çështje nuk përcaktohet nga RTK por nga “Brit Award”, e cila vendos se kujt ja shet të drejtat e transmetimit.

“Këtë çështje nuk e përcakton RTK, por, është“Brit Awards”, ajo që vendose se kujt dhe si ia shet te drejtat e transmetimit te ngjarjes. Dy tender janë, një për të drejtat e transmemit për radio, ndërsa, njëpër të drejtat e transmetimit për TV”, ka shtuar ai.

Kjo ceremoni pritet të mbahet me 20 shkurt të këtij viti.

“Brit Awards 2017”, ceremonia britanike që nderon muzikantët dhe këngët më të mira të vitit, ka shpallur nominimet për të gjitha kategoritë.

Ndër emrat më të nominuar janë Adele, David Bowie, Beyonce, Emeli Sande, Little Mix, Coldplay  e shumë këngëtarë e bende të tjera, por nuk janë nominuar asnjë nga këngëtaret kosovare, Dua Lipa ose Rita Ora. /Insajderi.com