RTK-ja merr ‘selam’ nga sulmuesit

RTK-ja merr ‘selam’ nga sulmuesit

Një grup i cili thotë se janë rugovas, e kanë marrë përsipër sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, i cili u sulmua me granatë dore.

I njëjti grup merr përsipër edhe sulmin para disa ditësh ndaj shtëpisë së Murat Mehës – kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin.

Rugovasit kanë paralajmëruar sulme më të ashpra kundrejt qeverisë.

“Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

  1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.
  2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume”.

Sulmuesit