Drejtori i televizionit Tribuna Channel, Sejdi Demiri, është shfa" />

RTK-ja i jep hapësirë si analist, drejtorit që u ka borxh dhjetra gazetarëve

RTK-ja i jep hapësirë si analist, drejtorit që u ka borxh dhjetra gazetarëve
Burimi i fotografisë: Drejtori i Tribuna Channel, Sejdi Demiri, majtas në fotografi

Drejtori i televizionit Tribuna Channel, Sejdi Demiri, është shfaqur sot në emisionin Monitor të Transmetuesit Publik në rolin e analistit, teksa temë diskutimi në emision ishte çështja e bisedimeve me Serbinë dhe puna e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë rast, Transmetuesi Publik i Kosovës i ka dhënë hapësirë drejtorit të një medie, i cili maltreton punëtorët e kompanisë së tij mediale. Nuk u paguan rrogat atyre.

Madje, për këtë çështje, ish-punëtorë të Tribuna Channel e kanë paditur kompaninë për mos shlyerje të detyrimeve financiare ndaj tyre – të cilat arrijnë vlerën e mijëra eurove.

Insajderi ka raportuar muajin korrik të këtij viti se dhjetëra punëtorë, autor emisionesh, gazetarë, kameraman e të tjerë profesionistë që kanë punuar në televizionin “Tribuna Channel” kanë mbetur pa u paguar.

Borxhi i këtij televizioni të drejtuar nga familjarë të nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti kap shifrën e qindra-mijëra euro.

Dikujt i kanë mbetur borxh 10 mijë euro, dikujt 4 mijë e deri në shuma të tjera si 600 euro. Insajderi sjellë rrëfimet e tyre, teksa drejtuesit e televizionit nuk pranojnë as të flasin. E shteti, heshtë.

“Tribuna Channel” është pronë e Sejdi Demirit dhe Besiana Hoti-Demiri, dhëndrri, përkatësisht vajza e nënkryetarit të PDK-së Rexhep Hotit. /Insajderi.com

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve