RTK injoroi spotin e Isa Mustafës, promovoi të Kadri Veselit

RTK injoroi spotin e Isa Mustafës, promovoi të Kadri Veselit

Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) mbrëmë u arsyetuar se gabimisht e kishte transmetuar një spot të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ia kishte kushtuar Epopesë së UÇK-së.

“Nuk e kemi praktikuar asnjëherë që të transmetojmë spote në edicione të lajmeve”, ka thënë se kryeredaktori i RTK 3 Ridvan Berisha, teksa deklaronte se RTK transmetoi gabimisht të dielën një spot televiziv të kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, në edicionin e Lajmeve Qendrore të RTK-së.

Insajderi po ashtu, dje ka shkruar se të njëjtën gjë RTK-ja e kishte bërë edhe më 17 shkurt 2017 për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku  kishte transmetuar spotin e Kadri Veselit me mesazhe urimi për 9-vjetorin e shtetësisë.

Por këto ‘gabime teknike’ nuk ndodhën me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili po ashtu e kishte përgatitur një spot për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Spoti i kryeministrit Mustafa ishte publikuar në llogarinë e tij në facebook më 16 shkurt, një ditë para datës historike për vendin.

Transmetuesi Publik dy ditët e fundit është kritikuar nga dy organizata ndërkombëtare të medieve. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Organizata e Medieve të Evropës Juglindore (SEEMO) janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e RTK. Kanë thënë se “brenda këtij institucioni ka trazira”./Insajderi.com