Rryma ia merr jetën 24 vjeçarit

Rryma ia merr jetën 24 vjeçarit

Një djalë i ri me origjinë nga Pogradeci ka gjetur vdekjen këtë të hënë teksa po punonte në një rrugë pranë fshatit Xhyre në Librazhd të Shqipërisë.

Policia raporton se 24 vjeçari me inicialet D.L, punonte si punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve në momentin kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka gjetur  vdekjen.