“Rruga evropiane” e Lutfi Hazirit, dëmtohet brenda muajit [foto]

Një rrugë që lidhë Komunën e Gjilanit me Bujanocin, e që nga kryetari Lutfi Haziri u cilësua si "rrugë evropiane”, ka filluar të prishet vetëm pas tre javësh që kur u lëshua për qarkullim.

“Rruga evropiane” e Lutfi Hazirit, dëmtohet brenda muajit [foto]

Rruga në dalje të qytetit të Gjilanit, e cila u asfaltua para rreth tre javësh nga Komuna e Gjilanit ka filluar të dëmtohet.

Sipas fotove të siguruara nga Insajderi, kjo rrugë në periferi të qytetit të Gjilanit ka pësuar dëmtime dhe është prishur pas rreth tre javësh.

Por, në kohën kur ky projekt po shkonte drejt finalizimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, tha se kjo rrugë është e ndërtuar sipas “standardeve evropiane”.

save

 

“Kjo që po shihni në foto është rruga e hyrjes dhe daljes së qytetit Gjilan-Bujanoc, e cila është duke u ndërtuar sipas standardeve europiane”, shkruante Lutfi Haziri para një muaji.

Insajderi ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Reagim për këtë projekt ka pasur edhe nga ana e Partisë Demokratike në Gjilan. Kjo parti ka thënë se 900 mijë euro të shpenzuara në projektin në fjalë, janë bërë në mënyrë të papërgjegjshme nga ana e komunës. /Insajderi.com

rrug