Samiti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës është më shumë sesa thjesht kremtim paqeje dhe uniteti. Ai përbën një moment kyç për bllokun dhe mënyrën si do ta përvijojë Bash" />

Rruga e BE-së pas Brexit

Rruga e BE-së pas Brexit

Samiti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës është më shumë sesa thjesht kremtim paqeje dhe uniteti. Ai përbën një moment kyç për bllokun dhe mënyrën si do ta përvijojë Bashkimi Europian rrugëtimin e tij pas Brexit-it.

Në krye të axhendës qëndron propozimi i Europës së disa shpejtësive, i përshëndetur nga vendet më të fuqishme, por një arsye për të shqetësuar anëtarët lindorë dhe qendrorë të unionit.

Këta të fundit druhen se nisma do t’i zhvendosë në plan të dytë. Angela Merkel ishte ndër të paret liderë që hodhën idenë e një Europe të tillë në samitin e shkurtit në Valeta dhe nuk vonoi shumë që ajo të merrte përkrahjen e shumë të tjerëve.

Sipas këtij propozimi, vendet e bllokut do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë mbi nisma të ndryshme nëse zgjedhin vetë ta bëjnë një gjë të tillë. Po qe se e konsiderojnë nismën në fjalë praktikisht, apo ideologjikisht të papërshtatshme, askush nuk do t’i detyrojë të bëhen pjesë e saj.

Lindorët nuk e shohin kështu. Jaroslaë Kaczynski, kreu i partisë për Ligj dhe Drejtësi të Polonisë së shndërruar këto kohë në fëmijën problematik të BE-së, paralajmëron se një lëvizje e tillë ka për ta shkatërruar bllokun. Madje ka dhe raporte që tregojnë se Varshava mund t’i vërë veton propozimin. Shprehja “shpejtësi të ndryshme” Polonisë i kujton hendekun ekzistues të zhvillimit ekonomik e demokratik mes vendeve anëtare.

Bullgaria, Rumania dhe Kroacia gjithashtu druhen se po të zgjedhin ekonomitë perëndimore europiane rrugën e vet të integrimit, vendet më pak të zhvilluara do të mbeten të “dorës së dytë” në procesin e politikbërjes së bllokut.