Rruga e “pakalueshme” vetëm 500 metra nga qendra e qytetit të Klinës

Rruga e “pakalueshme” vetëm 500 metra nga qendra e qytetit të Klinës

Një rrugë që gjendet rreth 500 metra larg qendrës së qytetit të Klinës është në gjendje të mjerueshme dhe pothuajse e pakalueshme.

Një qytetar ka dërguar fotografitë e kësaj rruge, duke u ankuar se, sidomos gjatë kohës së dimrit, ajo është e pakalueshme.

Sipas qytetarit, janë disa shtëpi të cilat nuk kanë hyrje-dalje tjetër pos në këtë rrugë. Për më tepër, nga fotot shihet se kjo rrugë është shumë afër rrjedhës së lumit, shtati i të cilit duhet shumë mirë i rregulluar. Madje aty afër shihet edhe shetitorja dhe ulëset për të pushuar.

Imagjinojeni se çfarë shetitje dhe pushimi mund të bëhet afër një rruge sikurse kjo.

Fotografitë më poshtë tregojnë gjendjen e rrugës./Insajderi.com