Rrokulliset autobusi që transportonte ushtarë serbë

Rrokulliset autobusi që transportonte ushtarë serbë

Një autobus që transportonte 40 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, nga Nishi për në Vranjë, rreth orës 6:20 të mëngjesit ka dalë jashtë rrugës pranë Hanit të Vlladiçit.

Mediat serbe raportojnë se në këtë rast janë lënduar 13 ushtarë, ndërkaq sipas Ministrisë së Mbrojtjes një ushtar ka pësuar lëndim të rëndë në kokë.

Në vendin e ngjarjes shumë shpejt të ketë mbërritur ambulanca, MPB dhe policia ushtarake.

Autobusi raportohet se ka qenë në pronësi të një kompanie private, i kontraktuar nga Ushtria për transportin e përditshëm të ushtarëve në relacionin Nish-Vranje.

Arsyet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

busiii