Rrjeti jo-formal i gazetarëve të Ballkanit Perëndimor dënon ashpër sulmin ndaj Ollurit

Rrjeti jo-formal i gazetarëve të Ballkanit Perëndimor dënon ashpër sulmin ndaj Ollurit

Rrjeti jo-formal i gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë, Malin e zi, Maqedoninë – si dhe Kosovën – kanë dënuar ashpër sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Ky rrjet ka përpiluar një kumtesë për shtyp ku “dënohet ashpër sulmi ndaj gazetarit hulumtues dhe drejtorit të Insajderit, Parim Olluri”, si dhe kërkohet “nga organet përkatëse gjëtja sa më e shpejtë dhe dënimi i personave përgjegjes”.

Olluri është sulmuar nga tre persona, ende të panjohur për autoritetet kosovare, të mërkurën në mbrëmje teksa po shkonte në banesën e tij, bashkë me bashkëshorten.

Për sulmin ndaj Ollurit kanë reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi. /Insajderi.com