Rritje rekord – vjen një lajm i mirë për përdoruesit e Bitcoin

03.11.2017 17:43
Rritje rekord – vjen një lajm i mirë për përdoruesit e Bitcoin

Monedha virtuale Bitcoin arriti vlerën prej 7 mijë e 400 dollarëve sot, duke shënuar rritje rekorde.

Bitcoin kishte kapur vlerën prej 7,000 dollarëve për herë të parë të enjten e kësaj jave, raporton mediumi amerikan CNBC.

Sipas mediumit CoinDesk, monedha virtuale arriti rritjen më të lartë të të gjitha kohërave prej 7 mijë e 454 dollarëve të premtën. Kjo rritje e çmimit, e ka rritur edhe vlerën e Bitcoinit për 6 për qind, njofton Insajderi.

Bitcoin është monedha më e vlerësuar virtuale në botë.

Kjo monedhë përdoret edhe në Kosovë. /Insajderi.com