Eurodeputetja Tanja Fajon ka përgëzuar Kosovën siç ka thënë ajo progresin e madh në vitet e fundit.
Fajon tha se hyrja në MSA ka qenë arritje e rëndësishme, por ajo ka pasur kërkesë që Kosova të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave sa më shpejt.
“Duhet të implemtohet dhe agjenda dhe do ta bëjë Kosovën më të fuqishme dhe më të sigurt për të jetuar. Është e rëndësishme të përfundojmë procesin e liberalizimit. Jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë realitet”, tha Fajon.
Ajo ka mbështetur ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi duke ftuar deputet që të mos stopojnë proceset e liberalizimin e vizave për interesa partiake.
“Dua të iu ofroj mbështetje për demarkacionin. I ftoj parlamentarët dhe iu lutem që mos t’i stoponi proceset dhe liberalizimin e vizave për interesa partiake. Duhet bëhet çfarë është e mundur për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme. Tani ju e keni radhën”, ka dhënë porosinë e saj Fajon, drejtuar partive parlamentare në Kosovë.
Fajon, në fjalën e saj në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë, tha gjithashtu se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje. Ajo e ka quajtur si një moment si një kohë të sfidave të mëdha për Bashkimin Evropian./Inajderi.com