Ka shkuar në dy, numri i personave të vdekur nga sulmi me thikë që ndodhi sot në qytetin Turku të Finlandës.
Dy vetë janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur nga sulmi me thika në Finlandë, thonë zyrtarët e policisë.
Policia tha se ata qëlluan të dyshuarin që sulmoi disa njerëz në qytetin jugperëndimor të Turkut.
Ai është marrë në paraburgim pasi u qëllua në këmbë.
Incidenti thuhet se u zhvillua në zonën Puutori-Market. Policia ka paralajmëruar se sulmuesit e tjerë mund të jenë të lirë dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.
Drejtori i Spitalit të Universitetit të Turku, Petri Virolainen u tha gazetarëve se së paku tetë vetë ishin dërguar me lëndime dhe një person kishte vdekur.