Rritet në 63 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë në Pakistan

Rritet në 63 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë në Pakistan

Autoritetet e Pakistanit thonë se ka shkuar në 63 numri i të vdekurve dhe në 220 i atyre të plagosur nga sulmi me bombë, i ndodhur ditën e djeshme në qytetin Kuetta dhe Paraçinar.

Përmes një deklarate për mediat, Beshir Han Vezir, një zyrtar i qeverisë rajonale, të Paraçinarit ka thënë se numri i të vdekurve nga sulmi i dyfishtë i ndodhur ditën e djeshme ka shkuar në 50, ndërsa 200 persona janë të plagosur.

Ai ka thënë se shpërthimi i dytë ka ndodhur gjatë kohës kur ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe njerëzit ishin mbledhur për të shpëtuar të plagosurit nga sulmi i parë. Ai ka shtuar gjithashtu se ka frikë për përkeqësim të bilancit, raporton AA.

Nga ana tjetër autoritetet e spitalit të Kuetta-s, kanë thënë se të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë ditën e djeshme në Kuetta. Autoritetet spitalore kanë thënë gjithashtu se 7 nga viktimat janë efektivë të policisë.

Ndërkohë që sulmi në Paraçinar nuk është marrë ende përsipër nga askush, kurse ai në Kuetta është marrë përsipër nga organizata terroriste e DEASH-it.