Rrihen katër policë në Prishtinë

Rrihen katër policë në Prishtinë

Katër policë kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar rreth orës 18:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Sipas burimeve të Kallxo.com, zyrtarët policorë janë sulmuar nga disa persona.

Lidhur me rastin janë ndaluar disa persona, por nuk dihet sa është numri i atyre që janë shoqëruar në Polici.