Rrëzimi i avionit, Moska akuzon Izraelin

Rrëzimi i avionit, Moska akuzon Izraelin

“Avioni rus ‘Ilyushin’ i rrëzuar me 17 Shtator në afërsi të qytetit Latakia në Siri, është rrëzuar për shkak të veprimeve neglizhuese dhe joprofesionale të pilotëve izraelitë”.

Akuza është bërë nga ministri i Mbrojtjes i Rusisë në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

“Izraeli është përgjegjës për ngjarjen dhe për vdekjen e 15 ushtarëve”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu nënvizon në fund se veprimet e pilotëve të shtetit hebre “kanë vendosur në rrezik avionë ushtarakë dhe civilë në zonë”.