Rreziku që i kanoset Limajt nga Milaim Zeka: Para se me godit Fatmirin duhet me i godit shefat e tij  

Rreziku që i kanoset Limajt nga Milaim Zeka: Para se me godit Fatmirin duhet me i godit shefat e tij  

Deputeti Milaim Zeka, i ka dalë në mbrojtje liderit të Nismës, Fatmir Limaj, duke e akuzuar PDK-në se ka përgatitur aktakuzën kundër tij.

Por, pikërisht Zeka pas hyrjes në partinë e Limajt, kishte planifikuar goditjen e tij.

Në një bisedë në Facebook me ish-partnerin e tij të biznesit të mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani, Zeka planifikonte ta godiste Limajn.

Në këtë bisedë, Zeka lavdëronte Krasniqin për një shkrim, ndërkohë tregonte për planet e tij.

“Mirë e ke ba shkrimin, po ke harru me fut LDK-në”, shkruante Zeka.

“Jo vetëm, ti e ke ditë që unë kam me hy te baci Jakup. Para se me godit Fatmirin duhet me i godit shefat e tij, Kadrinë, Hashimin, Isën”, shkruan deputeti Zeka.

Zeka, ndërkohë i ka dalë në mbrojtje Limajt, kundër të cilit pritet të shpallet aktgjykimi të premten në rastin e MTPT-së.

“Krejt piramida e krimit të EULEX-it në Kosovë është bërë me koordinim me udhëheqësinë e PDK-së. Nëse dikush nuk ka fytyrë e moral të flasë për veprimet antiodmeokratike të EULEX-it janë pikërisht deputetët e PDK-së”, ka thënë Zeka.

Ai ka akuzuar PDK-në se bashkë me ish-kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale, Izabela Arnal kanë marrë vendim në Brezovicë për t’ia ngritur aktakuzën liderit Fatmir Limaj.

“Nëse PDK do drejtësi në këtë vend, duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Ne e dimë se edhe institucionet ndërkombëtare po na thonë se sistemi i drejtësisë është i kapur nga mafia. Për këtë duhet të bisedojmë, për punën e gjyqësorit të Kosovës, por edhe për EUELX-in. Ata që dikur kanë dënuar politikisht shqiptarët sot janë në majat e gjyqësorit”, ka thënë Zeka./Insajderi.com