Rrezikohet marrëveshja e armëpushimit në Siri pas shkeljeve në të dyja anët

29.02.2016 14:46
Rrezikohet marrëveshja e armëpushimit në Siri pas shkeljeve në të dyja anët

Armëpushimi në Siri po përballet me testin e parë serioz pasi Franca bëri thirrje për një takim të organit përgjegjës për monitorimin e këtij armëpushimi, pas shkeljeve të rënda të kushteve së marrëveshjes nga forcat siriane dhe ruse të dielën.

Armëpushimi hyri në fuqi të shtunën dhe ishte menduar se është mbajtur në ditën e parë, por Këshilli i Lartë Sirian i Negocimit që përfaqëson grupin e rebelëve tha se shkelja e marrëveshjes ka anuluar procesin e armëpushimit.

Grupi i punës së bashku me Grupin Ndërkombëtar Sirian të Mbështetjes (ISSG) do të takohen në Gjenevë me kërkesë të francezëve për të shqyrtuar shkeljet e pretenduara për të parë nëse ato ishin shkelje të qëllimshme, produkt i keqinterpretimeve të ndryshme të armëpushimit apo gabim ushtarak.

“Ne kemi marrë indikacione se sulmet, përfshirë edhe nga ajri, kanë qenë të vazhdueshme ndaj zonave të kontrolluara nga opozita e moderuar,” tha ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.

“E gjithë kjo duhet të verifikohet. Prandaj Franca ka kërkuar që grupi i punës i ngarkuar me mbikëqyrjen e ndërprerjes së armiqësive të takohen pa vonesë. ”

Një zëdhënës i Lartë Komitetit së negocimeve nga Arabia Saudite, që mbështetet nga opozita (HNC) tha se ndërprerja e konfliktit ishte thyer nga qeveria e Sirisë 15 herë brenda ditës së parë, dhe se ka pasur shkelje të mëtejshme edhe nga Rusia.

Në përpjekje për të qetësuar atmosferën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha të hënën se ndërprerja ishte në masë të madhe duke u pranuar, por që fuqitë e mëdha dhe rajonale ishin në kërkim të disa incidenteve që ai shpresonte se nuk do të jenë të përfshira.

“Në përgjithësi ndërprerja e armiqësive u mbajt, edhe pse ne kemi përjetuar disa incidente”, u ka thënë Ban gazetarëve në Gjenevë pas bisedimeve me të dërguarin e tij, Staffan de Mistura dhe përpara një takim me ISSG-në.

Ndërprerja e armiqësive përmes një armëpushimi në Siri filloj të shtunën më 27 shkurt, pas një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Amerikës, e cila u pranua edhe nga Qeveria e Assasit dhe forcat e rebelëve.