Rrezik nga epidemitë në Viti, kafshë të ngordhura në hapësira publike

Rrezik nga epidemitë në Viti, kafshë të ngordhura në hapësira publike

Skënder Ahmeti, drejtor i Inspektoratit të Vitisë, ka deklaruar se persona të paidentifikuar kishin hedhur kafshë të ngordhura në hapësira publike. Sipas tij, disa qytetarë kishin lajmëruar policinë se kishin hasur në katër dhi të ngordhura, të cilat ishin hedhur në afërsi të rrugës Pozheran-Viti. Ndërkohë që organet e policisë i kanë njoftuar organet komunale, të cilat ndërkohë i kanë groposur.

Ai thekson se hedhja e kafshëve të ngordhura në ambiente të hapura paraqet rrezik për përhapje epidemish, duke apeluar që rastet e tilla të mos ndodhin.