Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit  

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit   

 

Sot në orët e mëngjesit është rrënuar edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”.

Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka rekomanduar që të ndalohet çfarëdo lloji aktiviteti me përjashtim atyre emergjente në këtë zonë.

“EC rekomandon marrjen e vendimit për moratorium për këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente) përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Sipas kësaj organizate procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent./Insajderi.com