Rrëmbehet një person në Pejë

Rrëmbehet një person në Pejë

Pasditen e së premtes, në rr. Azem Jakupi –Lukaj në Pejë, dy persona derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, viktimën e cila ka qenë duke u kthyer në shtëpi e kanë futur me forcë në veturë duke e dërguar në një vend tjetër.

Rasti sipas policisë është cilësuar si privim i kundërligjshëm nga liria.

Policia ka arrestuar tre te dyshuar meshkuj të komunitetit Egjiptian të cilët me urdhër te prokurorit dërgohen ne mbajtje.