Rrëmbehet, mbyllet në valixhe dhe nxirret në ankand

Rrëmbehet, mbyllet në valixhe dhe nxirret në ankand

. Ajo është droguar dhe rrëmbyer për t’u shitur më pas në një ankand online.

Vajza 20-vjeçare kishte mbërritur në qytetin e Milanos për të marrë pjesë në një set fotosh, por u rrëmbye dhe u mbajt në kushte të vështira për 6 ditë.

Shtetasi polak Lukasz Herba, 30 vjeç dhe me banim në Britani, është arrestuar nga policia italiane për rrëmbimin e vajzës.

Modelja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kishte mbërritur në Milano më 10 korrik. Ajo ishte sistemuar në një apartament, ku do të bëheshin dhe fotot, por u sulmua nga dy burra.

Policia italiane ka deklaruar se vajza u drogua, u lidh me pranga dhe u fut nga agresorët në një valixhe, të cilën më pas e vendosën në bagazhin e një makine, e cila ka udhëtuar deri në një shtëpi të izoluar në lokalitetin Borxhial, në veri-perëndim të Torinos.

Vajza u mbajt e lidhur e mbyllur në një komodinë, ndërsa rrëmbyesi i saj Lukasz Herba i kërkoi menaxherit dhe familjes së saj 300 mijë euro në valutë Bitcoin për lirimin.

Por duke mos marrë asnjë qindarkë, ai e nxorri vajzën në ankand në një faqe interneti ilegale. Por pasi ankandi nuk ka funksionuar, agresori e ka lënë 20-vjeçaren të lirë, duke e çuar personalisht në konsullatën britanike.

Një veprim ky paksa i çuditshëm, që ka çuar policinë italiane të thellojë hetimet pasi rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. E sigurt është se modelja ka kaluar ditë të vështira dhe në rrezik për jetën.

 

“Ajo është dendur në ketaminë dhe më pas mbyllur në një valixhe, ku ka qëndruar për disa orë në bagazhin e një makine. Mendoni po të kishte qenë me astmë”, tha prokurori Paolo Storari.