Rregullohet sajti i KQZ-ës – në këtë link i gjeni rezultatet e zgjedhjeve

Rregullohet sajti i KQZ-ës – në këtë link i gjeni rezultatet e zgjedhjeve

Sot që nga orët e mëngjesit, faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte jashtë funksionit, pasi që ky institucion shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, të 22 tetorit.

KQZ njofton se të gjitha rezultatet tash janë të qasshme për publikun pasi ka intervenuar në faqe.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se për shkak të pengesave në qasje në faqen e KQZ-së, Rezultatet Përfundimtare për Kuvende Komunale janë publikuar në këtë link: http://kqz.rks-gov.net/sq/lajme/Details/376”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se afati i ankesave fillon të rrjedhë nga ora 12:00 e datës 9 nëntor 2017, pasi deri në këtë orë do të publikohen rezultatet e detajuara.