Rregullat e FIFA-s: Barca mund të dënohet me ndalesë të transfereve, Griezmann me ndalesë loje

Rregullat e FIFA-s: Barca mund të dënohet me ndalesë të transfereve, Griezmann me ndalesë loje

Mediat në Spanjë sot kanë publikuar një analizë sipas të cilës kontaktet e që i ka bërë Barcaelona me sulmuesin e Atletico Madridit Antoine Griezmann, mund ti kushtojnë të dyja palëve me dënime që kushtojnë me miliona.

Në fakt, ata janë bazuar në një deklaratë të Presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili haptazi e ka pranuar se ka kontaktuar me agjentin e Griezmannit në tetor, raporton Insporti.

Që nga ajo kohë mediat kanë qenë të vërshuara me spekulime për transfer një qind milionësh dhe gjëra të ngjashme, mirëpo, kjo gjë duket se është e ndaluar me Rregulloren e FIFA-s për transfere të lojtarëve.

Lexoni rregulloren e FIFA-s dhe pohimet për shkelje të saj, që sot janë temë polemikash në Spanjë.