Rrëfimi i viktimës së dhunimit: Familja më tha se jam me damkë, më martoi për një burrë me të meta mendore

Rrëfimi i viktimës së dhunimit: Familja më tha se jam me damkë, më martoi për një burrë me të meta mendore

Rrëfime tronditëse kanë dhënë disa gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Një nga to, ka dhënë një rrëfim që tregon qartë mentalitetin e kosovarëve ndaj viktimave të dhunimit.

Duke folur për emisionin “Zona Express”, një nga tre gratë që kanë rrëfyer publikisht por me identitet të fshehur, ka treguar historinë e saj, sesi pas dhunimit, familja e saj e ka martuar për një burrë me të meta mendore.

Kësisoj, për të mbijetuarën tjetër, vuajtjet do të thelloheshin edhe më shumë pas natës së dhunimit.

“Nejse u kryen ato, më banë çka deshën, mu dikur m’ka hup vetëdija, si e ditën që jam kanë e virgjër, as nuk më kanë kursy për asnjë sen, veç kanë bo cka kanë dashtë në mu. Të nesërmen rreth mëngjesit, s’di pse nuk m’kanë myt e m’kanë kthy, po unë mendoj shpesh se jam kanë aty afër kufirit edhe ka pasë gazetarët të jashtit në Kukës, prej të gjitha vendeve të botës, edhe për mos me u marrë vesh e keqja m’kanë pru rreth mëngjesit, m;kanë dorëzu edhe m’kanë hypë në traktor në qat gjendje të keqe, qashtu qysh jam kanë tanë kohën veç më bike të ligët, s’muj me përshkru vetën qysh jom, edhe familja jem, nana e shkretë shumë u tmerru për mu, edhe ja kish frikën edhe gocave tjera, le se mu që shkova dëm, po mos po shkojnë edhe ato. Edhe kemi vazhdu rruhen, kem dalë andej kufirit, atë natë kem qëndru jashtë në qiell të hapur, kur kem shku atje jemi sistemi, mas një kohë unë kam qenë shtatzanë. Pas rezultatit të dhunimit unë kam mbet shtatzënë. Atje kur kam shku m’kanë thanë se qysh me shku unë çikë të doktori, qysh me bo këso sene, po me përdor sene, jo me pi sodë të bukës, jo me çu rand, jo kështu, edhe unë qashtu e kam dështu spontanisht atë fëmijë”, rrëfehet e mbijetuara.

Atë më pas e martojnë me një burrë me probleme mendore, pasi sipas familjes ajo ishte tashmë një grua me damkë.

“Pasi u kry kjo punë, masi jemi kthy në Kosovë, isha një vajzë, nuk isha ajo vajzë që kam qenë, nuk isha për me marrë një burrë, tani edhe familja jem më fejuan me një burrë të sëmurë. Sot unë jetoj me një burrë të smutë psiqikisht, me skizofreni, për qata m’kanë dhanë të ai, se ti nuk je tash qysh duhet, edhe nuk bon me konë për një djalë normal. Fëmijën e  parë që e kam lindë me qetë burrë që jam e martuar, e kam lindur krejt me të meta,s e nuk mujt me u këqyrë, me i bo kontrollat, me shëru vetën prej pasojave që kam pasë, prej abortit që e kam pasë, edhe m’ka lindë fëmija i parë krejt me anomali të shumta, në vitin 2001 e kam lindë fëmijën në spitalin e Pejës. Krejt spitali u tmerru për mua kur e kanë pa, nuk ka rreu shumë, veç një javë. Tash këtë fëmijën e dytë e kam mirë, e vazhdoj jetën për qëta fëmijë, e kom edhe një çikë. Djali i ka 14 vjet, çika 9 vjet. Shpesh bie në depresion as nuk kam vullnet të jetës, as vullnet me punu. Mu mdoket se kush ma fatkeqe se unë nuk është.”, përfundon rrëfimi i saj./Insajderi.com