Rrëfimi prekës i Ronaldos: Kjo është gjëja më e mirë në jetë

Rrëfimi prekës i Ronaldos: Kjo është gjëja më e mirë në jetë

Cristiano Ronaldo ka treguar gjënë më të vlefshme në jetën e tij.

Ylli i Real Madridit, ka folur për revistën “Hola!”, ku ka thënë se për të familja është privilegji më i madh, shkruan Insajderi.

Portugezi është duke pritur fëmijën e tij të katërt, dhe ka rrëfyer se të qenit baba ‘e ka zbutur’ në mënyrën më të mirë.

Pas lindjes së binjakëve Eva dhe Mateo, 32-vjeçari dhe e dashura Georgina Rodriguez janë duke e pritur një vajzë, e cila Ronaldo ka zbuluar se do të quhet Alana Martina.

“Të shoh familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur në jetë”, ka thënë Ronaldo për “Hola!”

“Të qenit baba më ka mësuar aspekte të dashurisë të cilat nuk i kam ditur se ekzistojnë. Më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re në atë se çfarë ka me të vërtetë rëndësi në jetë”, përfundoi Ronaldo. /Insajderi