Rrëfimi prekës i 76 vjeçarit për vajzën e tij që u nis në Siri: U mashtrua nga burri i saj

Rrëfimi prekës i 76 vjeçarit për vajzën e tij që u nis në Siri: U mashtrua nga burri i saj

Emri i saj është Qamile Tahiri. Media ruse “Sputnik” e paraqiti atë si luftëtaren kryesore të ISIS-it. Është nga Kosova dhe historia e saj është një rrëfim i trisht që më së miri e shpjegon babai i saj.

Hamzë Ramadani ka rrëfyer për Klan Kosovën faktin sesi vajza e saj përfundoi në Siri, me ftesë të burrit të saj.

Madje Ramadani nuk beson se vajza e tij ka kapacitet të luftojë e aq më pak për ISIS-in.

“Ja me luftu jo, është shku te burri i vet. Çfarë të luftumi ajo”, thotë Ramadani.

Ai thotë se është gati të bëjë çmos që e bija e saj të kthehet në Kosovë.

“Edhe i kam thënë edhe sot me ardh ku të dojë ja maroj shtëpinë ose ja blej, me ardhë”, ka thënë  babai i Qamiles.

76 vjeçari thotë se vajza e tij Qamilja shkoi në Siri pasi u bind nga burri i saj Besim Tahiri, po ashtu nga Mitrovica.

“Veç burri vet, se në shtëpi tem ka nejt në Shipol. Ai e ka rrejt kam banesë e kam shtëpi, e kur e ka marrë kurgjo. E i kom thon, mo bre babë mos shko. Por ke kësmet, edhe u martu me atë far burri që i tha ndaq hajde ndaq lej fëmijët…. shkoi, por ja vranë burrin dhe ajo met qashtu”, ka thënë Ramadani.

Ai ka treguar se me të bijën flasin njëherë në javë dhe ajo ka dëshirë të kthehet por nuk ka mundësi.

“Veç ma shumë se unë po flet djali se unë nuk po ndi. S’po na lshojnë dhe mirë që është martuar dhe është martuar me një djalë. Me mujt me pa edhe njëherë me pa edhe me dekë s’ka problem. Ka mendu që ka jetesë të mirë, po çfarë jetese atje”, përfundon rrëfimin 76 vjeçari. /Insajderi.com